Xhaçka: 60 shqiptarë jetojnë në Ukrainë, 11 janë pjesë e planit të evakuimit

schedule19:49 - 25 Shkurt, 2022

schedule 19:49 - 25 Shkurt, 2022

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë të ditur se në Ukrainë ndodhen dhjetëra shqiptarë, por do të evakuohen 11 prej tyre të cilët janë pjesë e misionit të OSBE-së.

“ Ka një komunitet të vogël shqiptarësh në Ukrainë që kanë krijuar familje e janë martuar atje. Ka 11 shqiptarë të sekonduar në organizatën e OSBE që janë pjesë e planit të evakuimit. Ata janë gjithë mirë ne jemi në komunikim me ta, do kthehen në Shqipëri. Do të kthehen në Shqipëri.

Për pjesën tjetër të shqiptarëve kemi qenë në kontakt me një pjesë të vogël të tyre, 5-6 vetë të cilët kërkuan asistencë për të lëvizur nga Ukraina. Ka qenë e pamundur në rrugë ajrore. I kemi sugjeruar rrugë tokësore, dhe ambasadat tona janë të gatshme për t’i pritur. Janë rreth 60 shqiptarë në Ukrainë”, tha ajo.

Në ditën e dytë të sulmit, duket se Rusia dhe Ukraina po shkojnë drejt një tryeze bisedimesh konkrete për ndalim të luftës. Ishte Presidenti i Ukrainës Vlodymyr Zelensky i pari i cili, në rusisht, i bëri thirrje drejtpërdrejtë Vladimir Putinit, duke i kërkuar të ulen në tryezën e bisedimeve që të ndalen vdekjet e qytetarëve të pafajshëm. Thirrjes së Zelensky, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov iu përgjigj duke thënë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë. Këtë takim Rusia e ka kushtëzuar me deklarimin e një “statusi neutral” të Ukrainës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!