Barcelona barazoi 0-0 me Getafen, pa lënë përshtypje me paraqitjen e saj.
Pas ndeshjes, Xavi bëri deklarata të diskutueshme, pasi nuk u përqendrua aq shumë te performanca e skuadrës së tij sesa te kushtet në të cilat u zhvillua ndeshja, duke komentuar gjendjen e keqe të fushës dhe faktin që ndeshja u luajt shumë herët.
Quique Flores, trajneri i Getafes, është përballur me shumë humor me atë që ka thënë Xavi të cilit i ka thënë:
“Nuk dua të flas për këtë, bari ishte i mirë, i bukur. E njëjta gjë për të dyja skuadrat. Ne luajtëm në kushtet që ishin më të mira për ne dhe nuk bëmë asgjë që nuk ishte e përcaktuar me rregullore. Nëse dielli i ka mërzitur kaq shumë, çfarë të them le të vendosim një krem hidratues “Nivea After Sun”, tha spanjolli. /G.D abcnews.al/
Periodista: “Xavi se ha quejado también que hacia mucho sol, que juegan mal con sol”
Quique Flores: “Nivea y AfterSun”
Estoy a lagrima viva con Quique, a quejas estupidas, respuestas estupidas pic.twitter.com/3MNtvaq7l0
— FeyValentine (@valentine_fey) April 16, 2023