Xavi Hernandez do të prezantohet sot zyrtarisht si trajneri i ri i Barcelonës, në orën 13:00. 41-vjeçari do të kthehet ditën e sotme në “Camp Nou” pas gjashtë vitesh mungesë.
Gjatë prezantimit si trajner i Barçës, në “Camp Nou” priten diku tek 25 mijë spektatorë, sipas “Mundo Deportivo”, që do të mbështesin Xavin në këtë eksperiencë të re.
25.000 people will attend Xavi’s presentation today. [md]
— barcacentre (@barcacentre) November 8, 2021
Aktualisht Barcelona ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit, ku ka grumbulluar 17 pikë në 12 ndeshje të luajtura.
Në katër ndeshjet e fundit katalanasit kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë, duke vështirësuar akoma më shumë situatën.
Me ardhjen e trajnerit të ri te Barcelona shpresojnë që të kthehen të krye të tabelës së klasifikimit. /f.a/abcnews.al