Xavi paralajmëron skuadrën: Kujdes nga Vedat Muriqi

schedule14:04 - 26 Shtator, 2023

schedule 14:04 - 26 Shtator, 2023

Mallorca do të përballet ditën e sotme me Barcelonën në La Liga.

Pasi kanë marrë kryesimin e La Liga, Xavi synon që ta ruaj këtë pozicion me Barcelonën e tij dhe qëllimi është të marrë tre pikët në “Estadi Mallorca Son Moix”.

Megjithatë, trajneri katalanas ka paralajmëruar skuadrën e tij që të kenë kujdes nga Mallorca si dhe nga sulmuesi kosvar Vedat Murqi, “dardani” i cili është rreziku kryesor për çdo ekip kundërshtar.

“E dimë fare mirë që Mallorca është një skuadër shumë e vështirë për t’u përballur. Punojnë mirë në repartin defensive, punojnë në një linjë prej pesë lojtarësh në mesfushë dhe pastaj në sulm kanë lojtarë si Muriqi apo Amath.

Do të jetë padyshim një ndeshje e komplikuar në një fushë të vështirë. Duhet të shfrytëzojmë hapësirat”, tha Xavi./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!