Barcelona do të përballet me Bayern Munich në një sfidë e cila konsiderohet shumë e rëndësishme për ecurinë e katalanasve në kompeticionet europiane.
Para kësaj ndeshje trajneri xavi hernandez ka dalë para mediave, teksa ka folur për takimin e sotëm në Champions League, i cili do ketë edhe mungesa të rëndësishme lojtarësh.
Ndodhin shpesh në futboll mrekullitë, por për trajnerin spanjoll në këtë ndeshje nuk i duhet diçka e tillë sepse është i bindur se gjithçka mund ta përballojë me sukses skuadra e tij.
“Është në duart tona dhe ne do t’i japim gjithçka që kemi. Pas ndeshjes. Nuk e shoh si një mrekulli. Është një ndeshje dhe ne mund të mposhtim çdo kundërshtar. Duhet të jemi të durueshëm. Ky proçes nuk ndodh brenda natës. Ne kemi një provë kundër një kundërshtari që ka qenë më i mirë se ne në takimet tona të fundit.
Takimi tjetër i grupit e ka impakt direkt në të ardhmen e Barcelonës në këtë garë, pasi nëse Benfica nuk ia del të triumfojë kundër Dinamo Kievit, rezultati në ‘Allianz Arena’ nuk ka vlere pasi nuk i ndryshon pozitat. Nëse nuk fitojmë, ne jemi të varur nga ajo lojë. Dua të mendoj se është më e rëndësishme të mbështetemi te vetja sesa te të tjerët”, ka deklaruar Xavi. /f.a/abcnews.al