Xavi me “dhimbje kokë”, dëmtohet  Garcia

schedule14:45 - 9 Janar, 2022

schedule 14:45 - 9 Janar, 2022

Barcelona ka marrë një lajm aspak pozitiv ditën e sotme. Mbrojtësi i skuadrës, Eric Garcia ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi blaugrana në rrjetet sociale.

Dëmtimi duket serioz dhe pritet që ta mbajë lojtarin larg fushave të lojës për 5 javë.

Ky është një lajm aspak i mirë për trajnerin Xavi Hernandez, të cili i shtohet “dhimbja e kokës” për të gjetur edhe zëvendësuesin e tij, kur ndeshjen e radhës do ta ketë kundër Real Madrid më 12 janar.

/f.a/abcnews.al