Xavi Hernandez mban një sy nga talentet që dalin nga akademi e Barcelonës, teksa i ka dhënë mundësinë një 15-vjeçari të tregojë aftësitë e tij me ekipin e parë, duke e bërë pjesë të stërvitjes.
Sipas “Mundo Deportivo” stafi i Xavit është mahnitur nga Lamin Yamal, teksa ka vendosur ta ketë nën vëzhgim gjatë kësaj periudhe.
Jamal luan me kundërshtarë të cilët janë 3 vjet më të mëdhenj se ai dhe po shkëlqen në kampionatet për U19. Shumëkush e krahason me Ansu Fati, por trajneri spanjoll është i bindur se ai mund të djegë edhe më shpejt etapat, siç bëri dikur Messi.
Yamal do të ketë fatin të stërvitet me yjet e mëdha të futbollit si Lewandowski, Raphinha Depay apo Dembele të cilët ndoshta shumë shpejt do ta kenë atë rival për një vend në ekip. /f.a/abcnews.al