Xavi kërkon me “ngulm” rinovimin e kontratës së Dembele: Ousmane është shumë i rëndësishëm për mua

schedule11:30 - 28 Janar, 2023

schedule 11:30 - 28 Janar, 2023

Pas rinovimit të kontratës, me anësorin e mbrojtjes së Barcelonës, Marcos Alonso tashmë bordi drejtues ka si objektiv rifreskimin e kontratave me veteranin e mesfushës Sergio Busquets dhe sulmuesin shpërthyes e krahut të djathtë, francezin Ousmane Dembele.

Për këtë të fundit, rinovimi pritet të jetë i padiskutueshëm me teknikun Xavi që kërkon me patjetër të ketë në skuadrën e tij, shërbimet dhe talentin e Dembele.

“Ousmane është shumë i rëndësishëm për mua. Ai ka cilësi të shkëlqyera dhe përpiqet të jetë një lojtar që bën diferencën. Tashmë i kam thënë klubit dhe lojtarit, shpresoj që Dembele të qëndrojë këtu për shumë vite. Vazhdimësia e tij është shumë e rëndësishme për mua.”,- u shpreh Xavi në një konferencë për shtyp.

Ndërkaq, situata me veteranin e mesfushës Sergio Busquets, vazhdon të jetë e paqëndrushme, me 34-vjeçarin, i cili jo më larg se muaji nëntor nuk mohoi një mundësi transferimi në Kampionatin Amerikan të futbollit. /i.m /abcnews.al