Robert Lewandowski kalon nga Bayern te Barcelona. Ai foli për kalimin e tij në Camp Nou.
“Xavi më tha se do të punojmë shumë dhe mund të arrijmë shumë. Ai ka një plan të qartë për ta rikthyer Barcelonën në krye. Unë jam këtu për trofetë. E di që së shpejti do të bëhem 34 vjeç. Por ndihem shumë i fortë fizikisht dhe mendërisht”, tha Lewandowski për Bild.
Kujtojmë se Robert Lewandowski mbrojti ngjyrat e Bayernit për tetë vjet. /abcnews.al/