Trajneri i Barcelonës, Xavi, iu përgjigj atyre që kritikojnë skuadrën për futboll tepër mbrojtës.
“Ne jemi ndoshta skuadra më sulmuese në Evropë, së bashku me Man City. Është e pabesueshme që disa njerëz thonë se jam një trajner mbrojtës”, tha Xavi.
Në sezonin 2022/23, Barcelona ka mbrojtjen më të mirë në La Liga me vetëm 7 gola të pësuar në 21 ndeshje, dhe sulmi i dytë në kampionat 43 gola të shënuar. /G.D abcnews.al/