Xavi i shqetësuar nga dëmtimet e Pedri dhe De Jong: Janë lojtarë shumë të rëndësishëm

schedule14:16 - 4 Mars, 2024

schedule 14:16 - 4 Mars, 2024

“Katalanasit” e Barcelona kishin shansin “e artë”, mbrëmjen e së dielës, që sapo lamë pas, për të ngushtuar jo pak diferencën, me “Galaktikët” e Real Madrid, mirëpo në “mitikun” e “San Mames”, djemtë e teknikut, Xavi nuk shkuan më shumë, se barazimi i “thatë”, 0 me 0, ndaj “Baskëve”, të Athletic Bilbao.

Përveç rezultatit “katastrofik”, trajneri spanjoll humbi edhe shërbimet e dy “yjeve” të mesfushës, Frenkie De Jong e Pedri, të dy mesfushorët, që dolën nga fusha duke lotuar, me “tulipanin” holandez, që nuk mundte as të ecte, ndërsa Pedri u duk të kishte pësuar të njëjtin dëmtim, si partneri i tij në këtë reparti, Gavi.

Fill pas ndeshjes, një koment të shkurtër e bëri edhe “iberiku”, Xavi Hernandez, i cili fillimisht kritikoi jo pak lojën e skuadrës së tij, ndaj “Baskëve” e më tej u ndal te dëmtimet, teksa nuk e fshehu aspak shqetësimin për dy “yjet” e mesfushës dhe deri më tani besohet se dëmtimet janë goxha serioze.

“Mendoj se nuk luajtëm mirë, nuk sulmuam siç duhet. Duhet të kishim bërë një hap përpara, jemi të trishtuar. Nuk kemi dhënë versionin më të mirë, duhet të bënim më tepër. Ishte një mundësi e mirë për t’u afruar me vendin e parë. Skuadra mund të kishte bërë më shumë. E kishim të vështirë të gjenim hapësira. Duhet të përmirësohemi.

Të dëmtuarit? Jemi të shqetësuar për gjendjen e tyre. Mendojmë se bëhet fjalë për dëmtime serioze, por do të na duhet të mësojmë më tepër për dëmtimet e De Jong dhe Pedri. Ajo çka mund të them është se na vjen keq që do të na mungojnë për disa ndeshje. Për ne janë të dy lojtarë shumë të rëndësishëm”,- u shpreh tekniku, Xavi.

Ndërkaq, kujtojmë se “Katalanasit” e Barcelona aktualisht ndodhet në vendin e tretë të renditjes, së kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga me 58 pikë, një më pak se Girona e vendit të dytë dhe 8 më pak se “Los Blancos” e Real Madrid, teksa i presin dy përballje goxha të vështira, fillimisht kundra Mallorca, në kampionat e më tej, kundër “Bluve” të Napoli, në përballjen e vlefshme, për raundin e 1/16-ve, të UEFA Champions League, me sfidën e parë, që ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 1 me 1. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!