Të hënën, që sapo lam pas, “pleshti”, Lionel Messi arriti të fitojë për të 8-ën në karrierën e tij, çmimin më prestigjioz individual në sportin e futbollit, “Topi i Artë”, duke thelluar edhe më shumë kështu rekordin e tij.
Për triumfin e ish-“yllit” të Barcelona e Paris Saint-Germain u lumturuan një sërë “legjendash” të këtij sporti, ku ndër ta është edhe ish-shoku i tij i skuadrës, tashmë trajneri i Barcelona, Xavi, i cili është shprehur se çmimi i fituar nga Messi është mëse i merituar.
“Çmimi i Leo-s është i merituar. Lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror. Ai është më i miri në histori. Unë fola me të këtë javë dhe ai ishte shumë i lumtur”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së “katalanasve”. /i.m /abcnews.al