Barcelona ka zbuluar listën e 25 lojtarëve që do të fluturojnë drejt Parisit për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, të planifikuar për ditën e mërkurë në “Parc des Princes”.
Çuditërisht, Pedri dhe Frenkie de Jong janë gjithashtu në mesin e skuadrës së Xavi, mëgjithëse klubi specifikon se të dy nuk do të jenë në dispozicion pa marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor.
Kjo do të thotë se lotarët në fjalë nuk janë ende 100% në formë, të paktën sipas mjekëve katalanas dhe se prania e tyre në fushë përbën rrezik.
Nuk dihet ende se çfarë plani ka Xavi, por sigurisht që nuk mund të jetë një blof i luajtur nga trajneri spanjoll./h.ll/abcnews.al