Barcelona nuk e ka nisur mirë sezonin e ri. Vetëm 7 pikë në pesë javët e parë në kampionat dhe një barazim me fat në Champions League përballë Dortmundit kanë vënë në pikëpyetje stolin e Ernesto Valverdes.
Një prej emrave që përfliten për zëvendësimin e tij të mundshëm është Xavi. Ish-mesfushori u kthye në një legjendë si futbollist i kampionëve të Spanjës dhe diçka të tillë e ëndërron edhe si trajneri i ekipit të tij të zemrës.
“Ëndërroj të rikthehem te Barcelona, por e di që do të jetë e vështirë. Më pëlqen që më shohin si trajner të ardhshëm. Ishte e vështirë të largohesha dhe është po kaq e vështirë për t’u rikthyer. Do të më pëlqente të stërvisja Messin. Leon, Busquets, Suarez, Pique dhe Jordi Alban i njoh shumë mirë”, theksoi Xavi për “Ara”. 39-vjeçari po drejton për momentin klubin Al Sadd nga Katari dhe ëndërron të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në Katalunjë. /abcnews.al