Xavi Hernandez ka arrit të debutojë me fitore si trajner i Barcelonës teksa ka mundur me shifrat 1-0 në derbi Espanyolin. Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua nga Depay me penallti.
Pas kësaj sfidë u shpreh shumë i lumtur tekniku spanjoll për 3 pikët e marra si trajner në krye të blaugranave.
41-vjeçari preku edhe një nga situatat më delikate që ka të bëjë me një nga futbollistët e katalanasve me Sergoi Aguero që ka probleme me zemrën, duke mohuar se lajmet e dalë në media të jenë të vërteta.
“Është e qartë se vuajtëm, ata janë një ekip i mirë dhe i organizuar. Për ne është herët, kemi bërë pak seanca stërvitore, por jam i lumtur për sjelljen e lojtarëve në fushë, për vlerat e ekipit dhe për rezultatin. Në futbollin e sotëm asgjë nuk fitohet lehtësisht. Mendoj se që tani kemi filluar të luajmë më mirë, do të mësojmë më shumë. Nëse ia nisim me fitore atëherë gjithçka bëhet e lehtë. Jam i lumtur të rikthehem në Camp Nou, kisha gjashtë vite që nuk e ndjeja këtë ambient.
Aguero? Unë kam folur me të një ditë më parë dhe ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por mund të them se ajo që ka dalë në media nuk është e vërtetë”, deklaroi Xavi. /f.a/abcnews.al