Xavi: Barcelona mund të mposhtë këdo, nuk kishte efikasitet të mjaftueshëm me Bayernin

schedule16:32 - 16 Shtator, 2022

schedule 16:32 - 16 Shtator, 2022

Xavi ka ndarë konkluzionet e tij nga ndeshja kundër Bayernit (0:2) në Champions League.

“Nëse e keni parë ndeshjen, atëherë me siguri e kuptoni se ne mund të kishim fituar.

Na mungonte efikasiteti. Nga ana jonë, është e rëndësishme të tregojmë përqendrim në 90 minutat dhe të mësojmë nga gabimet. Fitoret dhe humbjet zgjasin 24 orë, shkruan abcnews.al.

Unë fola me ekipin, tregova një video të gabimeve të tyre. Ata janë të pakënaqur me momentet e humbura. Luajtëm mirë, por nuk shënuam. Nuk mund të humbasësh kaq shumë shanse në ndeshjet e Champions League.

Mendoj se mund të mposhtim çdo ekip, por duhet ta dëshmojmë. Duhet t’i bindim lojtarët se jemi në rrugën e duhur. Tani nuk ka nevojë të fajësohet askënd.

Ne treguam një lojë të mirë, por duhet të jemi më efikas. Nëse ju nuk e shtypni kundërshtarin tuaj në Champions League, atëherë ata do t’ju shtypin ju”, tha kryetrajneri i Barcelonës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!