Xabi Alonso mund të marrë drejtimin e Real Madridit

schedule22:17 - 24 Janar, 2023

schedule 22:17 - 24 Janar, 2023

Ish-mesfushori bask i Spanjës dhe Real Madridit, Xabi Alonso mund të marrë stolin e Los Blancos në krye në vitin 2024 raporon Sport.es.

Vihet re se Alonso e njeh mirë klubin, strukturën e tij, kërkesat, si dhe filozofinë e brendshme. Prandaj, gjasat e kthimit të tij janë jashtëzakonisht të larta.

Nëse Ancelotti largohet nga Real Madridi në vitin kur përfundon kontrata dhe nuk e rinovon marrëveshjen për ndonjë arsye, atëherë Alonso mund ta zëvendësojë atë.

Kujtojmë tani 41-vjeçari Xabi Alonso tashmë ka filluar karrierën e tij si trajner dhe drejton Leverkusen Bayer në Bundesligë. Alonso luajti për klubin madrilen nga 2009 deri në 2014. /G.D abcnews.al/