Steven Gerrard humbi numri dy të pankinës tek Aston Villa, pasi Michael Beale do të shkojë te QPR për të marrë frenat e ekipit.
Vendi i Beale duket se do të zihet nga një emër i madh i futbollit, pikërisht Xabi Alonso.
Alonso është larguar nga drejtimi i skuadrës Real Sociedat B dhe mund t’ i bashkohet mikut dhe ish-shokut të tij te Liverpooli, Steven Gerrard për të vazhduar karrierën e tij si asistent trajner.
Bisedat kanë ndodhur dhe duket se ka një marrëveshje, ndaj me largimin zyrtar të Beale, do të zyrtarizohet edhe ish-futbollisti i Real Madridit si asistent.
Dy miq të mëdhenj do të ndajnë edhe një herë dhomën e zhveshjes, edhe pse tani si trajnerë./abcnews.al