Wuhani, një vit pas bllokimit: Si u izoluan në shtëpi banorët për 76 ditë

schedule10:44 - 22 Janar, 2021

schedule 10:44 - 22 Janar, 2021

Në qytetin kinez Wuhan, duket se jeta po rikthehet normalisht. Një vit më parë më 23 janar 2020 qyteti u fut në një bllokim 76-ditor, pasi shpërtheu koronavirusi, i cili më pas do të “pushtonte” të gjithë botën.

Bllokimi i të gjithë qytetit ishte hapi më ekstrem i marrë ndonjëherë.

Çfarë ndodhi në Wuhan një vit më parë?

Bllokimi i Wuhan nisi me një njoftim dërguar në telefonat e njerëzve në 2 të mëngjesit duke njoftuar që aeroporti dhe stacionet e trenave dhe autobusëve do të mbyllen në orën 10 të mëngjesit.

23 janar: Nis ndërtimi i dy spitaleve të para në terren, ndërsa mijëra pacientë mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor të qytetit. Përfundimisht, shumica e pjesës tjetër të provincës Hubei do të mbylleshin, duke prekur 56 milion njerëz. Spitali i parë fushor, Huoshenshan, hapet 10 ditë më vonë.

Shkurt-Mars: Rrugët e Wuhan ishin të shkretuara përveç ambulancave dhe personelit të sigurisë pasi 11 milion njerëzit e qytetit ishin të mbyllur në shtëpitë e tyre. Mjekët dhe infermierët mbërritën nga  i gjithë vendi për të ndihmuar stafin mjekësor të rraskapitur të qytetit, shumë prej të cilëve ishin infektuar në ditët e para kur pajisjet mbrojtëse ishin në mungesë dhe jo gjithmonë të përdorura.

24 mars: Autoritetet njoftojnë se do të përfundojnë bllokimin e pjesës më të madhe të provincës Hubei në mesnatë, ndërsa rastet e reja ishin ulur. Ëuhan mbetet i mbyllur për dy javë të tjera.

– 8 prill: bllokimi i Wuhan hiqet. Banorët festojnë lirinë e tyre pas 76 ditësh. g.v/abcnews.al