Wuhani nën ujë, reshjet e mëdha të shiut rrezikojnë jetën e 34 milionë kinezëve

schedule19:58 - 13 Korrik, 2020

schedule 19:58 - 13 Korrik, 2020

Të paktën 140 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur nga vërshimet që kanë ndodhur në pjesën qendrore të Kinës si rezultat i reshjeve të mëdha të shiut.

Wuhan që konsiderohej si epiqendra e koronavirusit tashmë është shndërruar në një “lumë” të madh. Qyteti i Wuhanit që ka 11 milionë banorë, gjendet në listën e qyteteve ku niveli i ujit në lumin Yangtze është rritur dhe që konsiderohet si lumi më i madh në Kinë.

Vërshimet në Kinë janë të zakonshme gjatë verës, në veçanti në afërsi të lumit Yangtze që i ka 6 mijë kilometra dhe kalon nëpër një sërë rajonesh. Autoritet e atjeshme deri më tani kanë konfirmuar se 141 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur, kurse 28 mijë shtëpi janë shkatërruar duke ua rrezikuar jetën 38 milionë njerëzve.

Megjithatë reshjet e mëdha të shiut dhe të pandërprera që nga java e kaluar,ka bërë që ndërtesat deri në katin e tretë të mbulohen nga uji. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!