Wuhan më në fund në liri

schedule22:15 - 7 Prill, 2020

schedule 22:15 - 7 Prill, 2020

Wuhan më në fund  ka dalë nga shtetrrethimi, autoritetet kineze kanë vendosur që të heqin bllokadën të vendosur dy muaj më parë në qytetin kinez ku shpërtheu Covid-19.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ky është një lajm i mirë që tregon se pas 76 ditësh izolim tashmë vendi po shkon drejt fundit të krizës shëndetësore.

Banorët e qytetit me 11 milion banorë në Kinën qendrore që prej 23 shkurtit nuk mund të kalonin kufirin. Në një nga stacionet e trenit të qytetit, turmat  e njerëzve ishin të ngazëllyer ndërsa qindra pasagjerë prisnin trenin.

Për herë të parë nga shpërthimi i epidemisë, Ministria e Shëndetësisë në Kinë foli për zero raste të reja të koronavirusit të ri në vend.

Ndërkohë numri i fluturimeve dhe u udhëtimeve me trena në Wuhan mbetet akoma  i kufizuar./abcnews.al