Të gjithë e njohin si aktore, por sezoni i ri televiziv atë e gjen në ekranin e ABC me një format shumë interesant. Anna Lika duke filluar do të jetë në transmetim çdo të diel, ku pritet të ndodhin shumë surpriza.
Ne një intervistë ekskluzive në “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi, ajo tha se kur iu prezantua ishte befasuar dhe ka imagjinuar veten e saj mes duartrokitjeve, gjithashtu edhe lojrat apo transformimet që personazhet publike do të kenë.
“Në çdo puntatë do të jenë katër të ftuar, personazhe të famshëm të cilët në “Gladiator” do t’i shikoni në një mënyrë ndryshe. Është projektuar që gjithë emisioni të jetë në stil gladiator, edhe te ftuarit, unë bashkë me Enisin që drejtojmë programin, do të jemi të veshur në këtë stil. Janë disa sfida në program, personazhet sdo jenë ashtu siç i keni parë zakonisht. Aty do zhvillohet një garë e vërtetë dhe çdo garë në fund ka një shpërblim në para”.

