Women’s Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet për sfidën e fundit ndaj Hungarisë

schedule19:56 - 4 Dhjetor, 2023

schedule 19:56 - 4 Dhjetor, 2023

Kombëtarja shqiptare e vajzave mbylli përgatitjet për ndeshjen e fundit ndaj Hungarisë,, e vlefshme për Ligën e Kombeve për këtë kategori.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Armir Grima zbriti pasditen e sotme në fushën e stadiumit të “Uj Hidegkuti Handor” të Budapestit, ku zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore. Stërvitja zgjati rreth një orë, teksa përveç Arbenita Curraj dhe Vesa Paqarizit, të cilat nuk do të jenë të gatshme për ndeshjen e nesërme për shkak të problemeve fizike, lojtaret e tjera morën pjesë në këtë seancë përpara sfidës së fundit të këtij kompeticioni.

Trajneri Grima ka grumbulluar për këtë sfidë mbrojtësen Rexhina Maxhalaku dhe sulmuesen Jehona Coka. Gjendja e grupit është në formë të mirë, ndërsa stërvitja nuk ka pasur shumë ngarkesa fizike. Stafi teknik, me në krye trajnerin Grima e ka fokusuar punën më shumë në ushtrime me topin dhe situata të ndryshme loje.

Ndeshja Hungari – Shqipëri do të luhet nesër në stadiumin “UjHidegkuti Handor” në Budapest, duke nisur nga ora 19:00. /FSHF

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!