Wolves synon mesfushorin e Arsenal, “Topçinjtë” refuzojnë 15 mln sterlina

schedule19:40 - 26 Gusht, 2020

schedule 19:40 - 26 Gusht, 2020

Skuadra e Wolverhampton ka qenë padiskutim surpriza më e bukur e dy sezoneve të fundit në Premier League, me “Ujqërit” që kanë një skuadër shumë simpatike dhe shumë të konsoliduar.

Emra si Moutinho, Rui Patricio, Ruben Neves, Adama Traore dhe Raul Jimenez, kanë shkëlqyer me fanellën portokalli, duke i befasuar të gjithë.

Por, Wolves nuk ka ndërmend vetëm të mbajë yjet në skuadër, por dhe të afrojë futbollistë të rinj. Objektivi i tyre kryesor, duket se është produkti i akademisë së Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles.

Plot 15 milion sterlina (rreth 20 milion euro), ka qenë oferta e Wolves për mesfushorin anglez, por kjo shumë, është refuzuar nga drejtuesit e Arsenalit. Një ofertë e dytë pritet ditët e ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!