Pavarësisht përplasjeve të kohëve të fundit, duket se vëllerëzit mbretërorë Harry dhe William po gjejnë gjuhën e përbashkët për t’ju dhënë fund keqkuptimeve. Thuhet se ata kanë nisur të bisedojnë me njërit-tjetrin, duke vepruar si dy kunatat Meghan Markle dhe Kate Middleton.
“Unë e di që të katërt po flasin me njëri-tjetrin nga Zoom dhe FaceTime. Ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Dhe ajo që është e jashtëzakonshëm është se ata e repsektojnë njëri-tjetrin.”, tha një burim Us Weekly.
Tensionet mes dy vëllezërve nisën pas Harry dhe Meghan u tërhoqën nga rolet mbretërore për të vijuar më tej me deklaratat bombë për Oprah Winfrey, ku hodhën akuza ndaj familjes mbretërore. Kujtojmë që Harry dhe Markle u bënë prindër për herë të dytë dy muaj më parë. /abcnews.al