Will Smith shkon me pushime me ish partneren dhe gruaja e tij është dakord me këtë

schedule18:40 - 21 Tetor, 2022

schedule 18:40 - 21 Tetor, 2022

Ndoshta jo shumë njerëz e dinë se Will Smith ka qenë i martuat përpara se ai dhe Jada Pinkett Smith të lidhnin kurorë. Ish partnerja e tij quhet Sheree Zampino, me të cilën ka një djalë. Trey Smith nuk është djali i Jada Pinket Smith dhe ky informacion mund të befasojë shumë njerëz.

Por aspekti më befasues i kësaj është marrëdhënia e çuditshme që ëill Smith ende mban me gruan e tij të parë. Edhe pse bashkë-prindërimi i një fëmije pas divorcit është mjaft i zakonshëm këto ditë, mbajtja e një miqësie dhe shkuarja në udhëtime së bashku mund të jetë pak e çuditshme për shumë njerëz.

Kjo është pikërisht ajo që Will Smith bën me ish gruan e tij, ai shkon në udhëtime me të dhe Jada e miraton plotësisht. Në fakt, ajo foli për këtë gjatë episodit të saj më të fundit në ‘Red Table Talk’. “Ata bëjnë udhëtime dhe unë nuk jam atje. Jo së bashku në mënyrë romantike…”, tha mes të tjerash ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!