Georginio Wijnaldum tashmë është lojtar i Romës. Marrëveshja me PSG-në është arritur mes palëve, ku holandezi do të transferohet te “Giallorossi” në formë huazimi.
Blerja përfundimtare e 31-vjeçarit nga skuadra verdhekuqe bëhet nëse holandezi arrin të luajë 50% të ndeshjeve dhe arritja në Champions League.
Ish-lojtari i Liverpoolit mund të zbarkojë në kryeqytet tashmë sot, me një fluturim privat drejt Ciampino. /f.a/abcnews.al