‘‘Whitney Houston u përpoq të linte drogën para se të vdiste”, thotë producenti i saj

schedule21:32 - 25 Dhjetor, 2022

schedule 21:32 - 25 Dhjetor, 2022

Producenti Clive Davis ka zbuluar se çfarë ndodhi para vdekjes tragjike të këngëtares në vitin 2012.

Clive Davis , në një intervistë të fundit me Page Six, tha se Whitney Houston bëri një përpjekje të guximshme për të lënë drogën, duhanin dhe alkoolin vetëm disa muaj para vdekjes së saj në 2012.

Këngëtarja u gjet e vdekur në vaskën e suitës së saj në Beverly Hotel Hilton në prag të çmimeve Grammy 2012.

Davis, një producent i famshëm muzikor dhe ekzekutiv i A&R që revolucionarizoi industrinë e muzikës, ishte ndër njerëzit më të afërt me këngëtaren legjendare dhe një nga njerëzit e parë që e ndihmoi atë të bëhej e famshme.

“Kam qenë me të 48 orë para se të vdiste. Nuk më shkonte mendja se do të vdiste dy ditë më vonë. Ajo po më tregonte se çfarë bëri në rehabilitim. Si e kishte lënë duhanin, si e kishte pastruar fytin nga nikotina. Dhe ajo do të fillonte të shkonte në studio… Nuk do ta kisha menduar kurrë 48 orë para vdekjes së saj, se do të kishte një fund të tmerrshëm, të parakohshëm të jetës së saj. Ajo bëri një përpjekje të guximshme gjatë asaj kohe për të hequr dorë nga droga dhe për të rehabilituar veten, “tha Davis.

Producenti muzikor Clive Davis ishte një nga njerëzit më të afërt të Hjustonit.

Vdekja e Houston u cilësua si një aksident, i shkaktuar nga mbytja si pasojë e një ataku kardiak. Ajo kishte gjurmë të kokainës në sistemin e saj, sipas ekspertizës mjeko-ligjore ajo kontribuoi në vdekjen e saj.

Jeta e saj është kthyer në një film të ri biografik të titulluar ” I Wanna Dance With Somebody “, i cili u shfaq premierë këtë fundjavë. Davis ishte bashkëprodhues i filmit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!