Whisky i rekordeve, shitet në ankand 18 mijë euro shishja më e madhe në botë

schedule15:07 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 15:07 - 16 Dhjetor, 2019

Shishja më e madhe e wiskit në botë është shitur në ankand për shifrën e 18 mijë eurove. Sipas Graham Krejn, drejtorit të shtëpisë së ankandeve “Xhast Wiski” që realizoi dhe shitjen, bëhet fjalë për një shishe wiski vërtet unike, e lartë një metër e gjysëm, përmban 105.3 litra, baraz me rreth 150 shishe standarte.

E prodhuar në gusht të 2009-ës nga distileria Tomintaul në rajonin skocez të Spejsajd, shishja përmban një wiski prej malti të vjetër 14 vjet. Ai u ekspozua për herë të parë në muzeun e Wiskit në Edimburg në vitin 2012.

Në atë kohë shishja vlente 5 mijë stërlina./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!