Aplikacioni më i përdorur WhatsApp thuhet se po punon për një ndryshim të ri, që do t’u japë përdoruesve mundësinë për të fshirë një imazh, video ose GIF pasi ta dërgojnë atë tek kontaktet e tyre.
Karakteristika e zbuluar nga ekspertët e pavarur të WhatsApp WABetaInfo, shton mundësinë e fshirjes së fotografive pasi marrësi ta ketë parë atë dhe të ketë dalë nga biseda, shkruan Daily Mail.
‘Expiring Media’ thuhet se do të shfaqet në WhatsApp beta për versionin Android 2.20.2011, i cili aktualisht është në zhvillim e sipër, ndërkohë nuk është bërë e ditur ndonjë datë e caktuar lancimi.
WABetaInfo raportoi muajin e kaluar se WhatsApp po punon gjithashtu për prezantimin e mesazheve që do të fshihen vetë pas një periudhe kohe. WhatsApp i tha MailOnline se nuk dëshironte të komentonte mbi ‘spekulimet’ në lidhje me secilën prej tipareve. l.k/abcnews.al