Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

WhatsApp për Android do të mund të kyçet edhe me njohjen e fytyrës

schedule04:55 - 24 Tetor, 2020

schedule 04:55 - 24 Tetor, 2020

WhatsApp vazhdon të mbetet nga programet më kryesore të mesazhimit, dhe me rritjen e pushtetit padyshim që rritet edhe përgjegjësia. Ndaj edhe për këtë arsye nevojiten nivele më të forta sigurie.  Pikasur nga WABetaInfo, një faqe e re në versionin beta Android të programit tregon se më në fund përdoruesit do të mund të sigurojnë bisedat e tyre edhe me anë të njohjes së fytyrës. Deri tani ka qenë e mundur të siguroheshin me shenjën e gishtit dhe me kodin e smartphonit.

Në fakt opsioni vjen vonë për përdoruesit Andorid, pasi iOS e ka pasur këtë veçori prej kohësh.
WABetaInfo ka gjetur një ndryshim në seksionin e kyçjes, i cili nga “Kyçe me shenjë gishti” ka kaluar në “Kyçje Biometrike“.

Pasi të jetë aktivizuar, do të përdorësh shenjën e gishtit, fytyrën apo identifikues të tjerë unik për të ç’kyçur Whatsapp,” shkruhet aty. “Mundesh ta hapësh telefonatën edhe nëse programi është i kyçur sifoqoftë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!