WhatsApp po eksploron vendosjen e reklamave? Reagon kreu i platformës

schedule07:31 - 17 Shtator, 2023

schedule 07:31 - 17 Shtator, 2023

Kreu i WhatsApp të premten mohoi një raport të Financial Times ku thuhej se platforma e mesazheve ishte duke eksploruar reklama teksa provonte të rriste fitimin.

Aplikacioni nga disa analistë shihet si një mundësi e artë e rritjes, edhe disa vite pasi Meta e kishte blerë platformën në vitin 2014 për një shifër prej 19 miliardë dollarëve, e që është blerja e tyre më e madhe.

Raporti i FT thotë se disa ekipe në Meta kanë diskutuar se nëse duhet të shfaq reklama në listën e bisedave me kontaktet në ekranin e WhatsApp, por nuk është marrë akoma asnjë vendim final, raporton Reuters.

Meta po diskutonte gjithashtu se duhet të vendoste një tarifë abonimi për të përdorur aplikacionin pa reklama, shtoi raporti, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

“Kjo storje e @FT është e rreme. Ne nuk po jemi duke e bërë këtë,” tha kreu i WhatsApp Will Cathcart në një postim në platformën e mediave sociale X.

Meta nuk ofron publikisht fitimet e WhatsApp, por Visible Alpha vlerëson se platforma vetëm gjatë 3 mujorit të fundit kishe gjeneruar 1.06 miliardë dollarë, gjë përfaqëson një vlerë prej afro 3 për qind të të gjithave fitimeve nga kompania e rrjeteve sociale.

Çdo veprim për të përfshirë reklama në WhatsApp do të mund të rezultonte jo edhe aq e popullarizuar me përdoruesit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!