WhatsApp, i përdorur nga më shumë se 1.5 bilionë njerëz në muaj, ka për t’u marrë me shumë të dhëna, si bisedat, fotografitë, videot apo regjistrimet audio. Ndaj dhe bashkëpunon me Google për të ofruar mundësinë e kopjimit të të dhënave si “rezervë”.
Ky është një lajm i mirë, por edhe i keq.
Lajmi i mirë është se Google ka rënë dakord që të lejojë përdoruesit e Whatsapp të ruajnë të dhënat e tyre pa ndërhyrë në memorjen prej 15GB, që iu është ofruar.
Por lajmi i keq është që kjo valë e re ruajtjeje mund të fshijë të dhënat e vjetra. Ndaj nëse nuk kopjoni llogarinë tuaj deri më 12 Nëntor, mund të humbni të gjitha të dhënat tuaja.
Marrëveshja e re mes WhatsApp dhe Google bën që të gjitha bisedat, fotografitë, videot dhe regjistrimet audio mund të ruhen në Google, por pa iu kushtuar hapësirë memorjeje në Google Drive.
Nëse nuk keni ruajtur të dhënat tuaja prej më shumë se një vit, gjithçka më e vjetër do t’ju humbasë më datë 12 Nëntor.
Google rekomandon përdoruesit që të kopjojnë të dhënat e tyre të Whatsapp-it në mënyrë manuale.
Si të ruani të dhënat tuaja të WhatsApp-it:
Fillimisht, sigurohuni që keni konfiguruar Google Drive në telefonin tuaj.
Nga WhatsAppi shkoni te Menu, Settings, Chats dhe pastaj Chat backup. Zgjidhni Back Up dhe ju automatikisht do të shihni që çdo gjë po ruhet në Google Drive.
Vini re që disa nga llogaritë e WhatsApp-it mund të bëjnë ruajtjen e të dhënave vetëm me Wi-Fi, ndaj sigurohuni që jeni të lidhur me të para se të nisni./tvklan.al