WhatsApp bën ndryshimin e ri, si të modifikoni mesazhet pas dërgimit

schedule16:15 - 23 Maj, 2023

schedule 16:15 - 23 Maj, 2023

Platforma e mesazheve WhatsApp ka njoftuar se do t’u ofrojë përdoruesve një opsion të ri për të modifikuar mesazhet brenda 15 minutave nga dërgimi.

Kjo veçori do të jetë e disponueshme për dy miliardë përdoruesit e aplikacionit WhatsApp në javët e ardhshme.

Një funksion i tillë tashmë ofrohet nga aplikacionet konkurruese Telegram dhe Signal.

WhatsApp është pjesë e gjigantit amerikan të teknologjisë Meta, i cili zotëron gjithashtu Facebook dhe Instagram, dhe numëron Indinë si tregun e saj më të madh, me 487 milionë përdorues.

“Nga rregullimi i një gabimi të thjeshtë shtypi te ndryshimi i kontekstit të një mesazhi, ne jemi të entuziazmuar t’ju japim më shumë kontroll mbi bisedat tuaja. Gjithçka që duhet të bëni është të shtypni gjatë mesazhin e dërguar dhe të zgjidhni “Edit” nga menuja deri në 15 minuta më pas”, tha WhatsApp.

Mesazhet e modifikuara do të shënohen si “të modifikuara”, kështu që marrësit janë të vetëdijshëm se përmbajtja është ndryshuar, megjithatë, atyre nuk do t’u shfaqen versionet më të vjetra të mesazhit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!