“Western Balkans” do të hapë dyert për vitin e ri akademik, ofron programe studimi në mjekësi, teknologji, ekonomi dhe inovacion

schedule17:14 - 28 Mars, 2022

schedule 17:14 - 28 Mars, 2022

Universiteti “Western Balkans”, institucioni më i ri në fushën e arsimit të lartë në Tiranë do të hapë dyert vitin e ardhshëm akademik për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas mjekësisë, shkencave teknike mjeksore, teknologjisë dhe inovacionit.

“Western Balkans” do të ofrojë programe të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të studimit, ndërsa mësimi do të zhvillohet  tërësisht në gjuhën angleze.

Me synimin për të qenë ndër universitetet lider në Evropën Juglindore, ky institucion i arsimit të lartë ka ngritur një bord ndërkombëtar këshillimi.

Akademikë dhe personalitete te shquar nga disa prej universiteteve dhe qendrave kërkimore të avancuara në botë do të jenë pjesë e tij.

Ne biseduam me kryetarin e Bordit Ndërkombëtar të Këshillimit  Prof. Dr Rainer Reinmueller.

Qëllimi i këtij projekti ambicioz është t’u japë mundësi të rinjve shqiptarë për të marrë një arsim vërtet të mirë, në të gjitha drejtimet në fushën e mjekësisë. Kjo do të thotë se nuk është vetëm për mjekët e ardhshëm, por është edhe për asistentët mjekësorë, stafin mjekësor dhe është gjithashtu për teknikët mjekësorë dhe ne do të donim të kishim standarde të larta shkencore në programe për t’u dhënë të rinjve mundësinë për të përdorur njohuritë në IT në zhvillimin e shkencës së re moderne. Gjithashtu mundësinë për të zhvilluar dhe projekte të vogla industriale në këtë mënyrë do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit tuaj, Shqipërisë”, ka thënë ai.

Prof. Dr. Rainer Reinmueller për më shumë se 20 vjet ka organizuar udhëzuesit radiologjik për vendet e Evropës Lindore në emër të Shoqatës Evropiane të Radiologjisë.

Vjen në Shqipëri për të kontribuar për mësimdhënie dhe kërkim shkencor cilësor në “Western Balkans”.

Universiteti është  themeluar nga bashkëpunimi i “American Hospitals Group” dhe “International Hygeia Hospital”, spitale që prej më shumë se një dekade operojnë në Shqipëri dhe Kosovë.

“Unë kam diplomuar 1000 radiologë nga vendet ish Bashkimit Sovjetik që vinin për trajnim. Besoj se kam përvojë shumë të mirë në këtë fushë. Qëllimi është të zhvillohen programe që do të jenë absolutisht në marrëveshje me Bashkimin Evropian. Me synimin që pas përfundimit të  fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Western Balkans” të kenë mundësi të punësohen në çdo vend evropian. Por dhe që mund të kthehen përsëri dhe të qëndrojnë këtu. Jam i sigurt se do të jemi në gjendje të tërheqim fakultet ndërkombëtar për të marrë pjesë në programin e mësimdhënies.”

Por cila është sfida më e madhe e universitetit më të ri në Tiranë?

Sfida më e madhe e Universitetit është realizimi i programit të saj ambicioz. Ne do të donim të kishim studentë nga Shqipëria dhe studentë të kombësisë shqiptare qe jane fqinj me vendin tuaj. Ne do të ofrojmë mundësi për të rinjtë në Ballkan, por jemi të gatshëm dhe shume te lumtur nese do të kemi studentë edhe nga vende të tjera të botës. Ne po punojmë që pozicioni i profesorëve të jetë sa më tërheqës që të jetë e mundur, në mënyrë që më të mirët prej tyre të vijnë në Universitetin “Western Balkans”.”

Ofrimi i të gjitha lehtësive për të qenë gati për tregun ndërkombëtar të punës do të  mundësoi realizmin e synimit  të “Western Balkan”, tërheqjen e studentëve më të mirë dhe përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!