“West Side Family” gati për një mbrëmje tribut, dedikuar e gjitha Dr.Florit

schedule08:21 - 31 Janar, 2020

schedule 08:21 - 31 Janar, 2020

Këngëtari i njohur i “West Side Family”, Dr.Flori, u nda nga jeta në nëntor të vitit 2014, duke lënë një dhimbje e një boshllëk të madh tek të dashurit e tij.

Kolegët dhe miqtë e ngushtë e kujtojnë vazhdimisht Dr.Florin, madje shumë shpejt do të vijnë edhe me një projekt të veçantë dedikuar atij.

Landi Hysi ndau në profilin e tij në Instagram një njoftim ku tregon se më datën 5 mars, në Pallatin e Kongreseve do të mbahet një event special për këngëtarin.

 

“AI

Ai ishte i vërtetë. Ai ishte i drejtpërdrejtë. Ai ishte talent. Ai ishte pasionant.

Për këto e shumë të tjera, ai ende mungon dhe do të mungojë gjithmonë.

Kam parë dhe po shoh, kam dëgjuar dhe po dëgjoj dhe nuk dua të rrekem të shkruaj bukur, por për mua ai është dhe do mbetet i pazëvendësueshëm.”- shkruan Landi në postimin e tij.

Ata do të performojnë për të pranishmit këngët e të ndjerit, i cili numëron hite në repertorin e tij.

Kjo mbrëmje e cila do të mbahet në Pallatin e Kongreseve do të sjellë risi në skenografi dhe pritet të jetë një event super i veçantë, ku publiku do të ‘çmallet’ me grupin “West Side Family” dhe këngët e tyre të famshme ndër vite./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!