West Ham dhe Eintracht Frankfurt janë dy skuadrat e fundit që vazhdojnë rrugëtimin e tyre në Europa League, teksa kanë arritur kualifikimin pas minutave shtesë.
Skuadra e West Ham arrin të mposhtë Sevillan pas 120 minutash me rezultatin 2-0, për të prerë edhe biletën për në çerekfinalen e këtij kompeticioni, pasi takimi i parë mes skuadrës angleze dhe asaj spanjoll ka përfunduar në favorin e këtyre të fundit.
Kualifikim me vuajtje edhe për Eintracht Frankfurt, që pas 120 minutash arrin të kalojë në çerekfinale, pasi barazoi 1-1 me Betis. Takimi i parë ka përfunduar në favor të skuadrës gjermane me shifrat 2-1. /f.a/abcnews.al