Mbrojtësi i Saint-Etienne, Wesley Fofana, është në qëndër të merkatos në ditët e fundit. Ka qenë klubi i West Ham që ka shfaqur interes për shërbimet e lojtarit, ku i është bashkuar Leicester Cityt në garë për të.
West Ham i ka ofruar plot 33 milionë paund klubit francez, të cilat janë ndarë në 23 milionë cash dhe 10 të tjera në formë bonusesh. Fillimisht ka qenë Leicester që shfaqi interes dhe më pas ishte vetë lojtari që e shprehu dëshirën për të kaluar në Premier League.
19-vjeçari numëron 24 paraqitje sezonin e kaluar me fanellën e Saint-Etienne, ku ra në sy me paraqitjet e tij. Fofana ishte një nga më të mirët në fushë kundër PSG-së në finalen e Kupës së Francës, duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës. /abcnews.al