Gianluca Scamacca është një nga emrat aktiv të merkatos, pasi lojtari i Sassuolos kërkohet nga disa skuadra të tjera gjatë kësaj periudhe.
PSG është skuadra që këmbëngul për shërbimet e tij, por siç raportohet nga “Sky Sport” bisedimet mes francezve dhe Sassuolos kanë ngecur dhe për të fituar nga kjo situatë ka menduar ekipi i Premier League.
West Ham po mendon seriozisht për transferimin e Scamaccas, teksa tashmë “Hammers” janë gati të kënaqin kërkesat e skuadrës italiane për të siguruar shërbimet e 23-vjeçarit.
Anglezët raportohet se tashmë kanë kontaktuar drejtpërdrejt me Sassuolo-n për nënshkrimin e sulmuesit italian 23-vjeçar.
Megjithatë, lojtari nuk ka asnjë interes për t’u transferuar në West Ham aktualisht dhe tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Parisin pasi shënoi 16 gola në ligë këtë sezon në Serie A, pasi klubi i tij përfundoi i njëmbëdhjeti në tabelë. /f.a/abcnews.al