Timo Werner ka humbur vendin e titullarit te Chelsea me ardhjen e Lukakut dhe rëndësia e tij në ekip ka rënë në mënyrë të konsiderueshme.
Në këto momente largimi i tij duket zgjidhja më e mirë për të dyja palët.
Bayern Munich është opsioni më i mirë për të marrë shërbimet e sulmuesit, madje ata tashmë kanë kontaktuar “Blutë”, por ditët e fundit bisedat me skuadrën e kryeqytetit spanjoll po marrin forcë.
Sipas TodoFichajes, Atletico Madrid ka fituar epërsinë për të siguruar shërbimet e lojtarit gjerman. “Colchoneros” duan një tjetër sulmues që mund të konkurojë Luis Suarez dhe Griezmann.
Chelsea nuk do të vendoste shumë pengesa për largimin e tij, kostoja e operacionit do të shkonte mes 40-50 milion euroshit. /abcnews.al