Werder Bremen i hap rrugën Rashicës, zëvendësuesin e gjen te kombëtarja fqinje

schedule19:18 - 10 Prill, 2021

schedule 19:18 - 10 Prill, 2021

Milot Rashica dhe Werder Bremen pritet të ndahen në fund të sezonit. Anësori i Kosovës kërkon që në verën e shkuar të bëjë një hap më të madh në karrierë dhe duket se këtë herë ka marrë dritën jeshile nga klubi.

Mediet gjermane raportojnë se Werder Bremen është gati të lërë të largohet Rashicën pa shumë pretendime për çmimin, koshientë se mund ta humbin falas në merkaton e verës së vitit të ardhshëm. Në dimër Rashica ishte shumë pranë Bayer Leverkusen.

 

Ndërkohë, ajo që shton akoma më shumë mundësitë që Rashica të largohet, është fakti se Bremen ka nisur kërkimet për një zëvendësues dhe ka pikasur një lojtar me origjinë nga shqiptare, i lindur në Suedi, që vesh fanellën e Malit të Zi.

 

Sead Haksabanovic, 21 vjeç me nënë nga Mitrovica dhe baba nga Tuzi, është shënjestra e Werder Bremen. Djaloshi aktualisht luan me Norrkoping në Suedi, por ka provuar edhe eksperienca europiane si Ëest Ham e Malaga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!