Serge Gnabry po shkëlqen te Bayern Munich dhe në Angli pyesin veten se si Arsenali e la sulmuesin të largohej. Me “Topçinjtë” ai nuk pati hapësira, por ish-trajneri Arsene Wenger tregon se kanë dashur ta mbajnë në ekip.
Francezi zbulon se si kampionët në fuqi të Gjermanisë e kanë bindur të largohet. “Ne u përpoqëm t’i zgjatnim kontratën për një kohë shumë të gjatë dhe mendoj se Bayerni e ka manipuluar atë me prapaskenën që nëse do të shkonte te Werber Bremen, atëherë do t’i bashkohet Bayernit më vonë”, është shprehur Wenger.
Në sezonin e parë me Werder Bremen, Gnabry shënoi 11 gola dhe në fund të kampionatit Bayern Munich pagoi 10 milionë euro për kartonin e tij. Te bavarezët nuk do të kishte hapësira dhe u la në huazim te Hoffenheim, ku gjithashtu u paraqit mirë dhe shënoi 10 gola.
Bayerni e mori mbrapsht dhe vjet shënoi po të njëjtin numër golash. Tashmë ai është thyer në një titullar fiks dhe shikohet si një lojtar i rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga kroati Niko Kovac. /abcnews.al