“Wenger, gjeni i futbollit dhe një baba i dytë!”

schedule23:43 - 9 Tetor, 2019

schedule 23:43 - 9 Tetor, 2019

Arsene Wenger mori mbrëmë titullin “Legjendë e Futbollit”, një vlerësim shumë i lartë për të. Ish-trajneri i Arsenalit fitoi gjithçka në Angli, duke qenë një nga trajnerët më të suksesshëm. Arsenalin e drejtoi për plot 22 vite, ku fitoi tre herë Premier League, 7 herë FA Cup dhe 7 herë Community Shield.

Wenger duke marre titullin “Legjende e Futbollit”, nga fituesi i Topit te Arte, George Weah

Gjithashtu, Arsenali i Wenger është i vetmi ekip në historinë e Premier League që e ka mbyllur sezonin pa asnjë humbje. Trajnerit francez i ka munguar vetëm trofeu i Champions League, por i ka shkuar shumë pranë, në atë finale të humbur kundër Barcelonës në vitin 2006.

Ish-mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, i ka thurur elozhe teknikut francez, duke thënë: “Ai është një gjeni. Çdo ditë vinte i inspiruar në stërvitje, na tregonte idetë që kishte. Mbaj mend një mëngjes, e gjeta në zyrë. “Bos, nuk ke fjetur mbrëmë?” Nuk m’u përgjigj, thjesht nxitoi për të më treguar një stategji që kishte menduar gjatë gjithë natës.

Ai për mua është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave, një fitues i lindur dhe një njeri me motivim të rrallë. Me ne lojtarët, ishte fantastik, si një baba i dytë. “Besoni vetëm te vetja juaj”, na thoshte gjithmonë. Shumë lojtarë që janë sot profesionistë janë vetëm për meritë të Wenger”, përfundoi ish-mesfushori./abcnews.al

Trajneri Wenger dhe mesfushori Jack Wilshere (2013/14)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!