Wayne Rooney tregoi se si e çoi Cristiano Ronaldon në McDonald’s

schedule16:21 - 14 Prill, 2023

schedule 16:21 - 14 Prill, 2023

Cristiano Ronaldo njihet për aftësinë e tij të jashtëzakonshme, por Wayne Rooney zbuloi se portugezi nuk ndoqi gjithmonë një dietë të shëndetshme në fillimet e tij në Old Trafford:

“Me Cristianon, kur erdha për herë të parë në United, shkuam në ndeshje dhe u stërvitëm së bashku. Më kujtohet një natë para ndeshjes, ne u ndalëm në McDonald’s”. Ai po përpiqej të shtonte peshë, pasi ishte shumë i dobët”, tha golashënuesi më i mirë i United i të gjitha kohërave për The Times. /G.D abcnews.al/