“Washingtoni tha se SPAK e drejtojmë ne”, Ngjela: Bënë gabim që morën po nga “lëngjet” e vjetra, janë të skaduar

schedule21:37 - 7 Qershor, 2023

schedule 21:37 - 7 Qershor, 2023

 

Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Bardh a Zi” foli në lidhje me SPAK, ku u shpreh se ai beson të  ky institucion për një fakt, sepse Washigtoni ka thënë ‘e drejtoj unë’.

Sipas tij në ngritjen e këtij institucioni u bë një gabim, që u morën prokurorët e vjetër dhe nuk pati fytyra të reja.

“Kam fakte. Fakti është që Ëashigtoni tha se SPAK e drejtojmë ne. Por bënë një gabim, morën nga lëngjet e vjetra. Ata që ishin aty, nuk i sollën nga e para. Prokurorinë e Posaçme e goditi ambasadorja, duke thënë se  janë të trembur dhe të blerë” tha fillimisht avokati.

Avokati theksoi se kata që janë aktualisht janë të skaduar nga korrupsioni. Sipas tij ata nuk duhej të ishin fare aty dhe për të bërë këtë duhet të ndryshonte ligji.

“Këta që janë, janë të skaduar. Nga janë skaduar? Nga korrupsioni. Korrupsioni të shkakton skandencë profesionale në drejtësi.

Ata vijnë si të korruptuar, kanë qenë të korruptuar atje ku ka qenë. Kur ka qenë prokuroria si rregull ka qenë të gjithë të korruptuar.

Ata kanë hyrë në SPAK, jo si të pakorruptuar, por që si kanë gjetur pasuri të pambrojtura. Ata nuk duhet të ishin fare. Duhej ndryshuar ligji” tha Ngjela.r.t/abcnews.al