Washington Post: Papa Françesku përdori fjalën “terrorizëm” për të përshkruar sulmet e Izraelit në Gaza

schedule07:30 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 07:30 - 1 Dhjetor, 2023

Papa Françesku përdori fjalën “terrorizëm” për të përshkruar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës në një bisedë telefonike me presidentin izraelit Isaac Herzog në fund të tetorit, sipas Washington Pos

Është “e ndaluar t’i përgjigjesh terrorit me terror”, i ka thënë Françesku Herzogut, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë izraelit.

Herzog ka thënë gjatë telefonatës se qeveria e tij po bën “atë që duhej në Gaza për të mbrojtur popullin e vet”.

Papa ka theksuar si përgjigje se “ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës, por jo civilët”, tha ai.

Telefonata, në të cilën papa e ka quajtur fushatën izraelite në Gaza “akt terrorizmi”, është konsideruar aq “e keqe” nga Izraeli sa vendosi të mos e bënte publike, tha gazeta.

Gazeta tha se Vatikani nuk pranoi të sqaronte nëse papa po i përshkruante publikisht ose privatisht veprimet izraelite në Gaza si “terrorizëm”, por në një deklaratë për Washington Post, ai pranoi thirrjen midis papës dhe Herzogut.

“Thirrja telefonike, si të tjerat në të njëjtat ditë, bëhet në kontekstin e përpjekjeve të Atit të Shenjtë që synojnë të frenojnë peshën dhe shtrirjen e situatës së konfliktit në Tokën e Shenjtë”, thuhet në njoftim.

Një zëdhënës në zyrën e presidentit izraelit nuk pranoi të komentojë mbi raportimin dhe tha: “Ne nuk jemi të prirur t’u referohemi bisedave private”.

Izraeli nisi një fushatë masive ushtarake në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas, më 7 tetor.

Që atëherë, Izraeli ka vrarë mbi 15.000 njerëz, duke përfshirë 6.150 fëmijë dhe 4.000 gra, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.

Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!