Sipas Uashington Post, kreu i Shtëpisë së Bardhë në 7 muajt e fundit ka thënë mbi 10 mijë gënjeshtra, mesatarisht 23 në ditë. Shifrat janë llogaritur duke u bazuar në bazën e të dhënave të kontrollit të fakteve, i cili monitoron besueshmërinë e presidentit amerikan që nga dita e marrjes së postit.
Gënjeshtra. Me një mesatare prej 23 gënjeshtrash në ditë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, po shton me kalimin e kohës, numrin e deklaratave pak ose aspak të vërteta.
Në këtë përfundim ka arritur Uashington Post duke u mbështetur në “database-in” e Kontrollorit të Fakteve, që monitoron besueshmërinë e deklaratave të kreut të shtëpisë së bardhë që nga dita e parë e marrjes së postit.
Kontrollori i fakteve, verifikon vërtetësinë e fakteve, ngjarjeve dhe deklaratave. Portreti që del nga artikulli i Uashington Post i Donald Trump është ai i një gënjeshtari të aftë për të thënë më shumë se 20 deklarata false apo të pasakta në ditë.
Në rrjete sociale dhe intervista, pothuajse për çdo temë. Që nga ndërtimi i murit me Meksikën deri tek aborti, por dhe i aftë për të thënë tre variante për të njëjtën temë.
Në këtë mënyrë ka arritur në kuotën e 10 mijë gënjeshtrave me një mesatare prej 23 gënjeshtrash në ditë. Për të arritur kuotën e 5 mijë, i mjaftuan 600 ditë si president me një mesatare prej pesë gënjeshtrash në ditë. Të dhënat zyrtare janë rifreskuar në 27 prill.
Vihet re se, sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve presidenciale në 2020-ën, aq më shumë janë deklaratat false apo të pakujdesshme./ABC News Albania 24/7