Bashkëshortja e Mauro Icardit, Wanda Nara, vazhdon të provokojë në rrjetet sociale. Modelja e njohur argjentinase nuk nguron të postojë foto provokuese të trupit të saj dhe pikërisht këtë gjë ka bërë dhe së fundmi.
Agjentja e sulmuesit të PSG-së shfaqet vetëm me të brendshme dhe me një palë atlete Nike. “I dashuroj atletet”, shkruan ajo krahas fotos.
Sigurisht që postimi mori shumë pëlqime nga fansat e Wandas, të cilët me shumë mundësi nuk i kanë kushtuar shumë vëmendje atleteve. Nga ana tjetër, bukuroshja duket më në formë se kurrë dhe kjo nuk ka nevojë për komente. /abcnews.al