Wanda Nara, gruaja e sulmuesit të Galatasaray, Mauro Icardi, komentoi thashethemet për një marrëdhënie seksuale me sulmuesin e Spartak, Keita Balde.
Gazetari spanjoll Jordi Martin raportoi më parë se Nara mund të ketë filluar një lidhje me Balde kur ai dhe Icardi ishin së bashku te Inter në sezonin 2018/19.
“Ai është burri im, do të jemi një familje gjithë jetën. Ne jemi bashkë, kemi qenë gjithmonë një familje. Ne kemi qenë të martuar për gati 10 vjet, për mua kjo është lumturi, për të, nuk e di. Shpresojmë që kjo të zgjasë një jetë.
Kujtojmë se vetë Balde dhe bashkëshortja e tij Simona Guatieri kanë reaguar tashmë ndaj informacioneve për lidhjen e pretenduar të futbollistit me Narën, duke thënë se nuk duan të kenë asnjë lidhje me të. /G.D abcnews.al/