Zyrtarët amerikanë kanë bërë të ditur se Rusia ka tërhequr një pjesë të trupave të saj nga Ukraina, për të përforcuar vijën kufitare me Ukrainën për shkak të sulmeve të vazhdueshme të ukrainasve në territorin rus.
Wall Street Journal citon zyrtarë amerikanë, duke e bërë të qartë se me këtë veprim ka indikacione se operacioni i Kievit në Kursk po detyron Moskën të rigrupoj forcat e saj.
Zyrtarët amerikanë theksuan se akoma po tentojnë të vlerësojnë rëndësinë e një lëvizje të tillë të rusëve – duke mos specifikuar se për sa trupa bëhet fjalë.
Gjatë 6 gushtit, rusët pretendonin se forcat ukrainase janë futur në rajonin e Kurskut të Rusisë. Në anën tjetër blogerët ushtarakë rusë kanë pranuar haptazi se ukrainasit ka hapur një lloj korridori nga ku po futen në Rusi.